Fushatës për mbajtjen e maskës në publik i është bashkuar së fundmi dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila përmes një video sensibilizuese të shpërndarë nga ministrja Manastirliu iu kërkon të gjithë qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të mbajnë maskë pasi pandemia nuk ka përfunduar ende.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër Covid-19 ende nuk ka përfunduar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por nuk është ende koha për t’u çlodhur. Tani më shumë se kurrë duhet të sillemi me përgjegjësi. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore se nuk e kam përdorur maskën, por nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e ambasadores Kim.