Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj të fortë sa i përket ecurisë së Reformës në Drejtësi, duke bërë thirrje për të mos u dorëzuar para atyre që nuk e duan atë.
“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë që Reforma në Drejtësi të vazhdojë të zbatohet, hap pas hapi. Duhen kaluar pengesat, duhen gjetur zgjidhje praktike dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që urojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkroi Kim në Twitter.
Në javët e fundit Kim ka përsëritur thirrjen e saj për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, si dhe për funksionimin e plotë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.