Ambasada amerikane ka zbardhur përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e ambasadores Yuri Kim me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit.
Kim ka vënë në dukje se është e rëndësishme që partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucione. Sipas saj, të gjitha forcat politike duhet të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë në Shqipërinë. Kim ka theksuar se tashmë është koha për të intensifikuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate”, njoftoi ambasada.
1/3 @USAmbAlbania Yuri Kim met with Parliamentary Floor Leaders Taulant Balla (SP) and Enkelejd Alibeaj (DP) to discuss a broad range of issues on the agenda of Parliament and the U.S.-Albanian bilateral relationship. pic.twitter.com/vKLtYmrXJI
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) September 16, 2022
Një ditë më parë, Kim u takua me përfaqësuesit politikë të disa forcave në KQZ. të gjithë përfaqësuesit e partive politike që u ulën në tryezë me ambasadoren, përfshirë dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shprehën gatishmërinë për të amenduar Kodin Zgjedhor ku të vendosen mekanizma shtrëngues për transparencë më të madhe për financimin e subjekteve elektorale si nga jashtë ashtu dhe brenda vendit.