Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar edhe njëherë në lidhje me komentin që i është bërë një interviste të saj në RTSH.
Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me shoqërinë civile, diplomatja amerikane siguron edhe njëherë se SHBA nuk mbështet askënd në këto zgjedhje dhe se nëse ajo do të kishte ndonjë preferencë për 25 prillin do ta kishte bërë me dije.
“Është pjesë e përpjekjeve të mija të shoh sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht në këtë periudhë para zgjedhore, Besoj se ju tashmë e keni mësuar tashmë që unë jam një person shumë i drejtpërdrejt. Dhe dua t’iu siguroj se nëse unë do të doja që ju të votonit për dikë, do t’ua thosha. SHBA nuk mbështesin një parti të caktuar.
E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar të shpreh vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që tenton të blejë apo shesë votën. Votuesit kanë fuqinë dhe përgjegjësinë”, deklaroi Yuri Kim.