Data 8 Maj është Dita e Nënës në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë arsye edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka pasur një falënderim për nënën e saj.
E kthyer shumë vite pas në fëmijërinë e saj, ambasadorja ka publikuar në Instagram një foto me nënën dhe vëllain e saj.
Krah fotos Yuri Kim ka falenderuar të ëmën për të gjitha sakrificat që ajo ka bërë për rritjen e saj dhe të së vëllait.
“Faleminderit të gjitha nënave që japin gjithçka kanë për të rritur fëmijët e tyre. I jam mirënjohës nënës sime për të gjitha sakrificat e saj që më rriti mua dhe vëllanë tim, ndërsa ndërtuam një jetë të re si emigrantë në Amerikë, duke na mësuar të jemi optimistë, të punojmë shumë, të këmbëngulim pa marrë parasysh pengesat dhe të përpiqemi më të mirën për të kontribuar për komunitetin tonë, vendin tonë dhe botën tonë. Faleminderit mami – të dua dhe më mungon çdo ditë. #Dita e Nënës2022”, shkruan ambasadorja krah fotos.