Politika Yuri Kim: Rama më ka siguruar se Tom Doshi nuk do të...

Yuri Kim: Rama më ka siguruar se Tom Doshi nuk do të ketë rol në qeveri

Ambasadorja Yuri Kim u jep fund spekulimeve në lidhje me Tom Doshin, i cili është regjistruar në KQZ, nën siglën e PSD-së.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shprehet se kryeministri Edi Rama i ka sqaruar që e ka përjashtuar Doshin nga Partia Socialiste. Po ashtu ajo ka marrë garancitë nga Rama se Doshi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tij.

“Më lini që t’i jap fund spekulimeve: Unë dhe kryeministri Edi Rama e kuptojmë qartë se çfarë kupton ky përcaktim. Në fakt, kryeministri më ka kujtuar që e ka përjashtuar këtë person (Tom Doshin) nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në çfarëdo lloj qeverie që do të formojë”, shkruan Kim.

Ambasadorja amerikane u ka bërë shpesh thirrje partive politike që të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale.

Pak ditë më parë diplomatja amerikane doli në një reagim të qartë se personat që janë në listën e zezë amerikane, mes të cilëve që nga vitit 2018 është edhe Tom Doshi nuk duhet të garojnë në zgjedhje.