Ambasadorja amerikane në Tianë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga ambsada amerikane në Twitter, ku bëhet me dije se në fokus të takimit ka qenë mbarëvajtja dhe garantimi i një procesi të rregullt zgjedhor.
“Yuri Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje të zbatimit të ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
Ambasadori theksoi rolin kritik të Policisë së Shtetit në garantimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, shkruan ambasada në Twitter.