Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se i ka lexuar të gjitha kritikat ndaj saj pas fjalimit që dha të hënën në konferencën kundër korrupsionit.
Kim u akuzua se foli për luftën kundër korrupsionit në mesin të korruptuarve, por shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë komentet kundër saj i cilëson dashakeqe, ndërsa poston edhe njëherë mesazhet kryesore të fjalimit që mbajti dje në aktivitetin e qeverisë.
“Edhe një herë, spin doktorët po punojnë shumë, duke keqinterpretuar pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Ja çfarë thashë në të vërtetë – ju lutemi lexoni dhe gjykoni vetë: Ju jeni në një çast kritik të historisë suaj. Duhet të vendosni praktikisht se në cilin drejtim do të shkoni: do të shkoni përpara apo prapa? Kush do zotërojë vendin tuaj?
Do ta zotërojë krimi i organizuar, vetëm oligarkët, apo do të kenë edhe njerëzit e zakonshëm mundësinë për të fituar, për të zotëruar prona, për t’i zhvilluar pronat, e për t’u pasuruar. Ju duhet të vendosni.
Do të jetë ky rasti që cilido këtu do të mundohet për lidhje të veçanta, vetëm që t’ia dalin, apo do të krijoni një sistem ku kushdo është i barabartë përpara ligjit dhe ku fëmija juaj është po aq me vlerë, po aq i lirë, po aq i aftë dhe ka të njëjtat mundësi si fëmija i dikujt tjetër.
Pra, ky është një çast i madh dhe ne besojmë, si Shtetet e Bashkuara, që do të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç keni bërë në çdo çast tjetër kritik. Pra, faleminderit për pjesëmarrjen tuaj sot dhe ne presim të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me ju”, shkruan Kim në Twitter.
Once again, the spin doctors are hard at work, misrepresenting the US view on the fight against corruption in Albania. Here is what I actually said – please read & judge for yourself: https://t.co/2SSX9RupAd https://t.co/Tl2NHsveki
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 14, 2022