Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn për detyrën si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim ka shkruar se mezi po pret të bashkëpunojë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi po presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, është shprehur ambasadorja amerikane.
Edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë.
“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë. Mandati juaj nis teksa vendi ka arritur në një moment historik në rrugën drejt BE-së. Mezi presim të vazhdojmë përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar në Twitter, Josep Borrell.