Analistët vunë në dukje shkronjë “Z” të shkruar me të bardhë në tanket ruse në kufijtë e Ukrainës, gjë që çoi në spekulime se çfarë do të thoshte shenja.
Pamjet nga rajonet kufitare tregojnë një mori automjetesh të blinduara “Z”, duke përfshirë një kolonë në Shebekino, e cila është vetëm tetë kilometra nga kufiri ukrainas.
“Forcat ruse pranë kufirit duket se po shënojnë automjetet me shkronjën “Z” për të identifikuar njësi të ndryshme ushtarake,” vuri në dukje analisti ushtarak Rob Lee në Twitter.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht shkronja “Z”, shkruan B92.
Një teori është se të gjitha forcat e shënuara “Z” ishin pjesë e një grupi të caktuar me një qëllim të panjohur.
Disa analistë i kanë quajtur forcat me shkronjën “Z” “Detashmenti Zoro”.
“Video të shumta të automjeteve ushtarake ruse me shenja “Z” po shfaqen. Vlerësimi ynë është se këto janë shenja identifikimi ‘mik apo armik’ të përdorura nga ushtria gjatë luftës,” shkroi Raporti i Luftës së Ukrainës në llogarinë e saj në Twitter.
“Në ditët e fundit, kam parë shumë fotografi që tregojnë trupat ruse në kampe të fshehura në pyll, nga Bjellorusia në Soloti,” tha një analist special që gjurmon aktivitetet ushtarake ruse nga Rochan Consulting.