Politika Zaev: “Ballkani i hapur” nuk bie në kundërshtim me BE

Zaev: “Ballkani i hapur” nuk bie në kundërshtim me BE

“Ballkani i hapur” është shprehje e vullnetit të fuqishëm politik të RMV-së, Shqipërisë dhe Serbisë dhe një iniciativë e interesit më të lartë publik, thotë Kryeministri Zaev në tekstin autorial për gazetën serbe “Politika” duke shtuar se popujt që jetojnë në Ballkan kanë rrugën e njëjtë para tyre, vizionin dhe vlerat e njëjta që janë vlera evropiane e jo mure dhe politika të ndasive. Rreth përfitimeve të paralajmëruara ekonomike, Kryeministri Zaev shkruan se ky është vetëm fillimi.

“Fillimi i diçkaje që është e jona, autentike për tri vendet tona, një rrugë e qartë evropiane, e hapur për të gjithë që mendojnë mirë për popujt e tyre,ndërtojmë rrugë të hapur, kufij të hapur, ekonomi të hapur”.

Kryeministri Zaev shkruan se “Ballkani i Hapur” nuk është alternativë për BE-në, por livrim i asaj që vetë BE-ja duhet ta bëjë.

““Ballkani i Hapur” është komplementare, nuk është në kundërshtim me BE-në. “Ballkani i Hapur” është forcuesi i axhendës sonë evropiane, derisa tri vendet mbeten të përkushtuara në agjendat dhe obligimet e tyre për hyrje në BE”.

Në tekstin autorial në gazetën serbe “Politika” Kryeministrit Zaev thotë se kjo nismë është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duke bërë thirrje për të gjithë të tjerët t`i bashkangjiten kësaj iniciative.