Kuvendi i Maqedonisë ka nisur fazën përmbyllëse, ku do diskutohen propozim-amendamentet për ndryshimet kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon 2/3 e votave, pra 80 deputetë.
Mbetet ende e paqartë nëse opozita shqiptare do t’i mbështesë ndryshimet, por Kryeministri Zoran Zaev, pas takimeve me krerët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, shprehet besimplotë për arritjen e shumicës absolute.
VMRO-DPMNE ka njoftuar bojkotimin e procesit, ndërsa të pranishëm pritet të jenë 8 deputetët rebelë që mbështetën paktin për emrin me Greqinë, më 19 Tetor. Pas miratimit të amendamenteve, Parlamenti i Maqedonisë pritet të votojë marrëveshjen më 15 Janar.