Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev udhëtuar drejt Greqisë ku është takuar me homologun vendas, Kyriakos Mitsotakis.
Në takimin e zhvilluar në Athinë, kryeministrat Zaev dhe Mitsotakis biseduan për zbatimin e Marrëveshjen e Prespës, e cila kundërshtohej më parë nga Mitsotakis në kohën ishte në opozitë.
Kreu i qeverisë maqedonase zbulon se me homologun grek përveç çështjes së emrit, ka diskutuar dhe për rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
“Theksuam se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeministri grek do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të marrë datën për nisjen e bisedimeve”, deklaroi Zaev.
Mitsotakis kritikon Prespën, “por duhet respektuar”
Greqia ofron fjalë inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit.
Gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe homologun bullgar Boiko Borisov, në kuadër të samitit të 4-rt të Selanikut, numri një i ekzekutivit grek, Kriakos Mitsotakis u angazhua për ndërmarrjen e iniciativave të përshtatshëm në këtë drejtim.
“Pavarësisht rezervave, Bashkimi Europian po i mban dyert e hapura. Greqia dëshiron që të gjithë fqinjët e saj të integrohen në Bashkimin Europian”, deklaroi Mitsotakis.
Mitsotakis shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të promovonte paqe e stabilitet në rajon. Zaev tha pas takimit se kishte marrë inkurajim të fortë nga homologu grek gjatë samitit të Selanikut, dhe përsëriti se nuk ka alternativë tjetër për Shkupin përveç integrimit.
“Jemi të zhgënjyer”, tha ai, duke ju referuar vetos së presidentit francez Emmanuel Macron ndaj çeljes së negociatave. Mitsotakis përsëriti kritikat ndaj marrëveshjes së Prespës, por theksoi se duke qenë kusht i BE për nisjen e negociatave me Shkupin, duhet respektuar.