Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Rama dhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Zaev në këtë vizitë është i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Në orën 10:00 do të zhvillohet ceremoniali zyrtar në Pallatin e Brigadave, ndërsa takimi i dy delegacioneve do të nisë më 10:30. Në orën 11:15 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Pasdite është parashikuar edhe takimi me Gramoz Ruçin.
Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.