Sot është një ditë e veçantë për familjen e kryeministrit Edi Rama.
Zaho, djali i vogël i shtëpisë feston 6-vjetorin e lindjes dhe urimet në këtë ditë nuk mund të mungonin.
Motra e Zahos, Rea ka publikuar një foto me të në Instagram, bashkë me disa fjalë zemre.
“Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri yt është dashuri! #Zaho6”, shkruan Rea Xhillari në postimin e saj në Instagram.
Ndërsa Linda Rama uroi Zahon me një foto të publikuar në Twitter nga festa e të birit.
Në imazh, shihet kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten, dhe djalin duke buzëqeshur, të rreshtuar poshtë emrit të Zahos dhe numrit 6-të të formuar me tullumbace.
“Lumturia e Gjashtës”- shkroi Linda Rama në përshkrimin e fotos.
Të tre janë shumë të lumtur dhe duket se e kanë kaluar shumë bukur në festën e ditëlindjes së Zahos.