Një nga personazhet më të njohur të vitit 1997 në Vlorën e përfshirë nga rrëmuja, Zani Çaushi, ka kërkuar rreth 5 ditë më parë, në gjykatën e Korçës, që t’i njihen vitet e paraburgimit e të fitojë lirinë.
Çaushi kërkon njohjen e viteve të burgut sepse sipas tij, ai ka disa vite që pretendon se nuk i janë njohur nga pjesa e paraburgimit. Burimet thonë se kjo kërkesë është bërë nëpërmjet avokatit të tij drejt e në Gjykatën e Korçës.
Kjo kërkesë në fakt ka qenë e paralajmëruar nga avokati i tij disa muaj më parë, kur Çaushi u tërhoq nga kërkesa që bëri pranë gjykatës për “Lirim me Kusht”
Zani Çaushi është dënuar përjetë për vrasje dhe grup kriminal dhe po e vuan dënimin në burgun e Drenovës.