Policia e Shijakut ka zbardhur 4 raste të vjedhjeve gjatë një aksioni të koduar “Periferia” duke arrestuar 2 prej autorëve dhe shpallur në kërkim një të tretë.
Në pranga kanë rënë J.D. 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur D.A. 29 vjeç. Dy të parët u kapën në flagrancë duke vjedhur pajisje të ndryshme në një servis automjetesh në Xhafzotaj.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura në datat 9 dhe 13 Janar, në fshatrat Xhafzotaj dhe Vlashaj, ku janë vjedhur sende dhe pajisje në banesa dhe magazina në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.