Janë zbardhur raportet që Këshilli i Mandateve dhe Rregullores i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë lidhur me kërkesën në prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, kontrollin personal dhe të banesës së tij.
“Ditën e hënë, date 23 tetor 2017, në orën 14:00, pranë Kuvendit të Shqipërisë janë depozituar rekomandimet e shumicës parlamentare dhe të pakicës parlamentare për kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, të depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906 datë 19.10.2017 për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri”, shkruan në faqen e vet Kuvendi.
Për të lexuar raportin e mazhorancës klikoni KËTU
Për të lexuar raportin e opozitës klikoni KËTU