Policia e Sarandës ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në qytetin bregdetar, duke vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale E.N.
Ky person dyshohet se është autor i një tentative vjedhjeje në një dyqan elektroshtëpiakesh, së bashku me një person tjetër, në lagjen nr.4 më datë 12 tetor.
Ndërsa të nesërmen, 25-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një dyqan po në lagjen nr.4.
Gjatë kontrollit fizik pas arrestimit, 25-vjeçarit iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.