Aktualitet Zbardhen grabitjet në Korçë, në pranga një person dhe në kërkim dy...

Zbardhen grabitjet në Korçë, në pranga një person dhe në kërkim dy të tjerë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mekanizmi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 06.12.2019, në banesën e Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.

Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.

Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.

Më datë 18.12.2019, në dyqanin e V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.

Më datë 19.12.2019, në banesën e M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Më datë 19.12.2019, në lokalin e E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.