Aktualitet Zbardhet akuza e SPAK për Durim Bamin, krijoi kushtet për atentatin ndaj...

Zbardhet akuza e SPAK për Durim Bamin, krijoi kushtet për atentatin ndaj Marklen Hakës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste, ndërsa u “bastisën” nga policia banesat e disa prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend.

Burime bëjnë me dije se ndaj Durim Bamit, është lëshuar një urdhër arrest për atentatin e dështuar ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit, ndërsa Bami akuzohet se ka krijuar kushtet për të kryer vrasjen.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur. Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë.

Ndërkohë vetë kushërinjtë Durim dhe Valter Bami nuk janë gjetur në banesë në momentin e kontrolleve nga Policia dhe Renea me urdhër të SPAK. Ata dyshohet se janë larguar më herët në drejtim të Dubait që është kthyer në një strehë për shumë personazhe të botës së krimit në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kreu ditën e djeshme një operacion të gjerë në të gjithë vendin, për kapjen e dhjetra personave, që dyshohen të përfshirë në vepra të rënda penale.

Deri tani, shumica e masave të sigurisë nuk janë ekzekutuar pasi bosët e krimit nuk janë gjetur në banesë.

Sipas SPAK, në përfundim të operacionit, publiku do të informohet për të dhënat e këtij hetimi, që mësohet se bazohet në të dhënat e siguruara nga autoritetet e drejtësisë franceze prej përgjimeve të platformave të koduara SKY dhe EncroChat.