Aktualitet Zbardhet deklarata e Kokës në gjykatë: Akuza nuk bazohet në prova, por...

Zbardhet deklarata e Kokës në gjykatë: Akuza nuk bazohet në prova, por në mendimet personale të fallxhores Monika

Koka në gjykatë: Jam këtu sepse më njeh Monika

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kishte radhën për t’u mbrojtur sot para gjykatës në çështjen e inceneratorit të Fierit. Përmes avokatit, Lefter Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Vetë Lefter Koka u shpreh se akuza ndaj tij bazohet në “mendime personale të fallxhores, jo në prova”, duke nënkuptuar Monika Kryemadhin.

Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative.  Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit analog të Elbasanit. Relacioni administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajësinë time.

Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i procesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e radhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni, por është kala e çdo shqiptari për të marrë drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.

Meqenëse nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare, asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003, kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim në qoftë se kallëzimin do e kishte bërë çdokush tjetër shqiptar, por të bëhet nga ai çift famëkeq është e trishtë, e të besosh te ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Ndaj, dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo”, ka deklaruar Lefter Koka.