Kanë dalë detaje nga dëshmia që Alma Kacçit, vajza që shfaqet në filmimin erotik në zyrën e kryetarit të dorëhequr të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka dhënë në SPAK.
Vajza ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale, ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.
“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit.
Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij.
U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentat dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Lëri se flasim pastaj”. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe ç’ka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale.
Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve”, është një pjesë nga dëshmia që Alma Kaçit ka bërë para SPAK.
Ajo u arrestua një ditë më parë, por u la në arrest shtëpie për shkak se duhet të kujdeset për një fëmijë të mitur. Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici që akuzohet për korrupsion pasiv. Ata do të dalin të hënën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.