Sot ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedentë penal.
Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.
Lidhur me atentatin e ndodhur ndaj tij në vitin 2019, Ndoja është shprehur se ngjarja është në hetim nga SPAK dhe se nuk ka asnjë procedim ndaj tij. Ai tha se nuk është pyetur asnjëherë në lidhje me dokumente, por vetëm për ngjarjen.
Ndoja është shprehur se nuk ka ndonjë të dhënë nga agjencitë ligjzbatuese se Aleksandër Laho, i cili ndodhej në automjetin e tij gjatë atentatit, është i dënuar.
Për vjedhjen e serverit dhe dosjeve në Prokurorinë e Durrësit, ngjarje e ndodhur më 8 maj 2019, Ndoja deklaroi se një vëzhgues ndërkombëtar ka qenë një ditë më parë në Prokurori dhe ka parë dosjet e tij.