Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij, pasi ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar për disa vite vajzën e tij nga martesa e parë.
Në dëshminë para grupit hetimor, Fatmir Tarellari nuk është penduar për aktin që bëri, ku me armë gjahu vrau Erjon Pelivanin, vëllain e gruas së tij të dytë.
“Më ‘helmoi’ fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”, pohoi pas krimit shqiptari, i cili theksoi se kishte nisur te hetonte kur kuptoi se me vajzën e tij diçka nuk shkonte pasi ajo shpesh herë i kërkonte para.
Në të njëjtën kohë, ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë së banesës ë vajzës, e cila ishte studente. Më pas 18-vjeçarja kishte vendosur që të fliste me babain e saj, ndërsa i tregoi atij dramën që kishte kaluar përgjatë këtyre viteve, duke akuzuar vëllain e njerkës së saj.
“Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton ajo më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa unë po ia dërgoja rregullisht pagesën. Kur fola me vajzën, ajo filloi që të qante dhe më tregoi gjithçka. Ajo më tregoi se 33-vjeçari e përdhunonte dhe e shantazhonte duke i marrë paratë. Ai më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”, mësohet të jetë shprehur shqiptari para grupit hetimor.
Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar thjeshtrën e së motrës.
Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa me gruan e dytë, motrën e viktimës, ai ka një fëmijë.