Astrit Lamaj e pagoi me jetë vendimin për t’u ndarë nga partnerja Carmela Sciacchitano, 64-vjeçe, për një grua më të re.
Sipas hetuesve, motivi i krimit erdhi për çështje pasioni. Shqiptari u zhduk nga Genova në Janar të 2013-s dhe skeleti i tij u gjet 6 vjet më vonë, më 15 Janar të 2019-s.
Lamaj, 42-vjeç, ishte i njohur për forcat e rendit italiane, për shpërndarje droge. Ai u vra nga një komando prej 5 personash, me porosi pikërisht të ish-partneres së tij, Carmela Sciacchitano.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gruaja duket se u kishte kërkuar ndihmë disa miqve të saj siçilianë. Carmelia nuk kishte precedentë, por kishte njohje me eksponentë nga ambienti i Riesi, në provincën e Caltanissetta, qyteti i saj i lindjes.
Hetuesit kanë mundur tashmë që të ndërtojnë të gjithë dinamikën e vrasjes.
Me anë të një preteksti, Astriti u takua me autorët pranë një varreze në Muggio. Aty u lidh, u rrah barbarisht dhe në fund u mbyt me fije najloni. Viktima më pas është mbyllur në bagazhin e një makine dhe është transportuar në një kantier në Senago të Milanos.
5 personat në fjalë e futën më pas trupin e tij në një pus dhe e murosën, duke u rikthyen në Siçili.
Sipas autoriteteve, vrasësit i pajtoi partnerja Carmela Sciacchitano, e arrestuar sëbashku me Cosimo Mazzola, vëllezërit Carmelo dhe Angelo Arlotta, Francesco Serio, si dhe Giuseppe Cammarata.
64-vjeçarja u ndalua nga karabinierët në afërsi të aeroportit të Genovas. Ajo kishte blerë një biletë për në Brazil, me gjasë në tentativë për t’u arratisur, pasi lajmi i gjetjes së trupit të Lamajt ishte bërë tashmë publik.
Pronari i rezidencës brenda së cilës u gjet skeleti i Lamajt nuk kishin asnjë lloj dijeni për ngjarjen.