Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.
Forcimi i marrëdhënieve strategjike mes Athinës dhe Uashingtonit për Mesdheun Lindor, sipas gazetës Kathimerini de facto ndryshoi natyrën e disa vendimeve që u morën pa procedura të veçanta. Në këtë kontekst, merr kuptim edhe qëndrimi në Athinë i ambasadorit Joseph Paiat deri në 2020, në një periudhë që lidhet si me zgjedhjet kombëtare që do të mbahen dhjetorin e ardhshme, ashtu edhe me raundin e ardhshëm të dialogut strategjik, që do të mbahet në Athinë.
Ditët e fundit drejtues të opozitës se Demokracisë së Re dëgjuan “Masterplanin” e paraqitur nga ambasadori amerikan mbi zbatimin e hapave kryesore të dialogut strategjik. “Masterplani” amerikan përfshin diskutimin e marrëveshjes për të zgjatur përdorimin e bazës së Souda-s me pesë apo dhjetë vjet, si dhe interesin e SHBA-ve për investime të mëdha në ish-aeroportet e greke, dhe sektorin energjik (gazsjellësin TAP dhe IGB si dhe stacionin e gazi (FSRU) në Alexandroupoli)
Në Athinë këto ditë ishte edhe senatori dhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert (Bob) Menendez, i cili u prit nga Presidenti Prokopis Pavlopulos. Menendez së bashku me republikanin Marco Rubio, konsiderohen si “arkitektët” e projektligjit që detyton Sekretaren amerikane të Shtetit duhet të dorëzojë në Kongres listën me numrin e shkeljeve të hapësirës ajrore greke dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike të Republikës së Qipros. Përveç kësaj, i njëjti ligj bën thirrje për heqjen e embargos së armëve amerikane në Republikën e Qipros.
Në një intervistë për Kathimerini senatori i New Jersey-t thotë se marrëdhëniet greko-amerikane aktualisht janë “më të mirat në historinë e tyre”. Menendez përmend në mënyrë të veçantë marrëveshjen e Prespës, e cila i “lejon Greqinë të luajë një rol të rëndësishëm në Ballkan”.
“Unë shoh një mundësi për stabilitet, siguri, paqe dhe prosperitet. Shpesh më pyesin pse kemi paraqitur këtë projekt-ligj tani. Përgjigja ka të bëjë me mënyrën se si marrëdhëniet tona evolojnë me të gjitha këto vende. Me Greqinë kemi nisur iniciativa të mëdha në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të sigurisë kanë arritur pikën më të lartë. Pastaj marrëveshja me Maqedoninë Veriore, i mundëson Greqisë të luajë një rol të rëndësishëm në Ballkan”.
“Paketa” vë Greqinë në qendër të interesit strategjik të SHBA-ve. Senatorët amerikanë Bob Menendez dhe Marco Rubio kërkojnë një rishikim themelor të strategjisë amerikane për për të njohur realitetet e reja që janë zhvilluar në rajon.
Çfarë përmban Akti i Partneritetit Lindor për Energjinë për vitin 2019
* Ka miratuar 3 milion dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë nëpërmjet programit FMF dhe 2 mln dollarë amerikanë për Greqinë dhe Qipron përmes programit “Ndërkombëtar të edukimit dhe trajnimit ushtarak” (IMET).
* Karakterizon Greqinë si një anëtar të çmuar të NATO-s dhe një shtyllë sigurie në Mesdheun Lindor.
* Katër vendet, Greqia, Qipro, Izraeli dhe Amerika janë kundër çdo veprimi që cënon stabilitetin, do të shkelë ligjin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje.
* Thekson qëllimin e Uashingtonit për të vazhduar të ketë një prani të fortë ushtarake në bazën detare greke të Souda-s.
* Miraton ngritjen e një qendre nga SHBA për të lehtësuar bashkëpunimin energjetik mes SHBA, Izraelit, Greqinë dhe Qipron
* Parandalon transferimin e avionëve F-35 avionëve në Turqi në qoftë se Ankaraja vazhdon të zbatojë planifikimin për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400
* Siguria e partnerëve të Amerikës si Greqia dhe Qipro janë të rëndësishme për interesat amerikane.
* Kërkon mbështetje amerikane për bashkëpunimin trepalësh midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit
* Kërkon që qeveria amerikane të paraqesë në Kongres një strategji për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe energjisë dhe vendet e Mesdheut lindor, si dhe raporte mbi aktivitetet malinje të Rusisë dhe vendeve të tjera në rajon.