Aktualitet Zbardhet ngjarja në Durrës, 41-vjeçarja dhe vëllai i saj i vunë zjarrin...

Zbardhet ngjarja në Durrës, 41-vjeçarja dhe vëllai i saj i vunë zjarrin makinës së 42-vjeçarit

Policia e Durrësit ka zbardhur një rast zjarrvënie të një automjeti, duke arrestuar një 41-vjeçare si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e saj.

Pronari i mjetit, 42-vjeçari K.S. pasi denoncoi ngjarjen në polici, grupi hetimor analizoi kamerat e sigurisë dhe identifikoi zjarrvënësit.

Nga veprimet hetimore u zbulua se 41-vjeçarja D.Stafaj së bashku me vëllain e saj M.Stafaj 35 vjeç dogjën mjetin e 42-vjeçarit.

Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe një shtetas italian, F.C. 58 vjeç për moskallëzim krimi, pasi ka patur dijeni për zjarrvënien.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.