Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e një lokali në Nartë dhe të 3 garazheve ngjitur me të.
Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale ditën e mërkurë, por rezultoi se është e qëllimshme.
Në pranga ka rënë 50-vjeçari J.X., banues në Vlorë. Ky i fundit i vendosi zjarrin lokalit që administrohet nga gruaja e tij, me të cilën është në proces divorci.
Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.