Dy taksistë ishin kapot e grupit të shfrytëzimit të prostitucionit i cili u shkatërrua dje, 6 shkurt 2017, falë një operacioni të koduar “Free Taxi”.
Policia e Tiranës publikon skemën si funksiononte rrjeti:
Mariglen Ahmetaj dhe Arben Bici janë në krye të këtij grupi.
Në varësi të tyre janë Kujtim Karamuça edhe ky me funksion taksist dhe Elton Shtrepi me detyrë efektiv policie të cilët mbanin kontaktet me taksistët.
Gjithashtu Fllanxe.A, 37 vjeçe me shtetësi maqedonase dhe banuese në Tiranë e njohur dhe si “Ana” dhe Ambra.I, e njohur si “Erisa” kishin rekrutuar 9 vajza që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Klientët siguroheshin prej organizatorëve (taksistët).
“Ana” dhe Kujtim Karamuça kishin në varësi”
P. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.
A. B., 28 vjeçe, banues në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
J. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
I. P., 26 vjeçe, banues në Tiranë, proceduar për veprën penale te “Prostitucionit” dhe M.Gj
Ndërsa Erisa kishte në vartësi:
I. Gj., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
G. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
M. T., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.
Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambiente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.