Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta një ditë më parë kanë zhvilluar një takim për çështjen e dekreteve.
Sipas Ora Neës, Presidenti Ilir Meta i ka shprehur kundërshtinë Ramës për kandidaturën e Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm.
“Gent Cakajn mund ta bësh ministër Kulture. Mund të veprosh si në Greqi, të jesh edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm“, mësohet ti ketë thënë Presidenti Meta, kryeministrit Rama.
Më herët, gjatë ditës, shefi i kabinetit të presidentit Ilir Meta, Arben Cici, ka treguar se presidenti Meta përpos refuzimit i ka propozuar kryeministrit Rama dekretimin e Cakajt, por në një dikaster të ndryshëm.
“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai në një intervistë për një emision televiziv në Kosovë
Ky refuzim, për Cicin vjen si rezultat i faktit që “s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, dhe që prejardhja kosovare nuk ka qenë një handikap, nga momenti që “Besa (Shahini) u dekretua, Genti jo”.