Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për të diskutuar udhëzuesin për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të ardhshëm.
Udhëzuesi përmban 4 faza:
1- Identifikimi i kandidaturave të mundshme. Sipas udhëzimit që Kryesia e Partisë Demokratike ka në dorë, parashikohet propozim nga anëtarët e partisë në grupseksione ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ke mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë.
2- Seleksionimi i kandidatëve ku parashikohet ngritja e një komisioni që vlerëson kandidatët sipas kritereve, integritetit, pastërtisë së figurës, popullaritetit etj.
3- Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e partisë. Në këtë fazë, anëtarësia voton kandidatët përmes parimit një anëtar, një votë.
4- Kryesia miraton kandidatët përfundimtarë duke ia kaluar për votim përfundimtar Këshillit Kombëtar.