GJKKO ka zbardhur vendimin ndaj ish-kryeprokurorit Adritika Llalla, i dënuar me 2 vite burg.
Sipas Apelit të Posaçëm Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.
Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.
Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se Llalla për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
Tashmë Adriatik Llalla pritet te bej rekurs ne Gjykatën e Lartë, ndërkohë që SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.