Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër. Autoritetet sqarojnë se 12-vjeçarja me iniciale E.Gj është vrarë aksidentalisht nga vëllai, i cili po ashtu është i mitur.
Policia për këtë ngjarje të rëndë ka arrestuar xhaxhain e dy të miturve, pasi mbante pa leje armën e gjahut. Në pranga ka rënë Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër.
Sipas bluve të Shkodrës e gjithë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, pasi i mituri E. Gj. ka shkrepur armën pa dashje në drejtim të motrës së tij, E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ndërkohë një ditë më parë u raportua se e mitura kishte vrarë veten, por policia sqaron se pas hetimeve ky version ka rënë.