Aktualitet Zbardhet vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen 3 autorët e dyshuar

Zbardhet vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen 3 autorët e dyshuar

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në Laç mëngjesin e së premtes. Bashkë me të dyshuarin kryesor janë vënë në pranga babai dhe shoku i tij.

Ngjarja ndodhi në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Rroli dhe sipas hetuesve ka ardhur për motive të dobëta.

Sipas policisë autori i  dyshuar i vrasjes është Lleji Likaj, 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij Skënder Lika, 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

22-vjeçari u arrestua në Fushë Milot. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Shkak dyshohet se është bërë një sherr mes djemve të biznesmenit të vrarë dhe autorit të dyshuar të ngjarjes.

Lleji Likaj pas dhunimit nga djemtë e biznesmenit pak muaj më parë në formë hakmarrjeje ka kryer vrasjen e të atit të tyre.

Sherri ka ndodhur në Sanxhak në korrik 2021, ku 22-vjeçari Likaj mori fraktura të shumta në trup dhe kokë.