Policia e Korçës ka arritur të zbardhë në kohë rekord ngjarjen e mbrëmjes së enjte ku mbeti i vrarë me thikë një i moshuar në rrugën ndërsa kthehej në shtëpi.
Nga hetimet e kryera u zbulua se 67 vjeçari P.T. u qëllua me thikë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës nga fqinji i tij, Apostol Bozhgolli, 65 vjeç
Dy shtetasit janë konfliktuar në derën e banesës, pasi autori e ka qëlluar 5 herë me thikë, e ka futur të plagosurin brenda. Ndërkohë që kur ka mbërritur e shoqja në banesë e ka gjetur në gjendje të rëndë sapo ka hapur derën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar.