Policia e Sarandës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në datën 20 Tetor, ku pre e grabitjes ra noteri Thoma Kaçi, të cilit nën kërcënimin e armës arritën t’i merrnin një shumë të madhe parash.
Autoritetet në një njoftim për mediat bëjnë me dije se lidhur me këtë ngjarje janë vënë në pranga 3 persona.
Të arrestuarit janë: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.