Kryesore “Zbulime thelbësore për vaksinën mRNA kundër Covid”, çmimi Nobel në Mjekësi shkon...

“Zbulime thelbësore për vaksinën mRNA kundër Covid”, çmimi Nobel në Mjekësi shkon për Kariko dhe Weissman

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA.

Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19.

“Falë zbulimeve të tyre novatore, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht të kuptuarit tonë se si ndërvepron mRNA me sistemin tonë imunitar, të dy shkencëtarët kanë kontribuar në një ritëm të paparë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha shëndetësore të njeriut në kohët moderne”, njoftoi juria.

Puna e tyre në teknologjinë e mesazherëve të acidit ribonukleik (mRNA) mundësoi zhvillimin e gjilpërave që u provuan se ishin jetike kur shpërtheu pandemia duke mbrojtur miliona njerëz në mbarë botën nga koronavirusi.

Ndërkohë, Komisioni Evropian uroi nobelistët.

”Urime Katalin Kariko dhe Drew Weissman për fitimin e çmimit Nobel në Mjekësi për kërkimin e tyre pionier!.

Përfituesi i grantit të Këshillit Evropian për Kërkimet (ERC), Ugur Sahin, është ndër ata që u bazuan në këtë zbulim për të krijuar vaksinat e para për antiCovid-19”, në shkroi KE në X.

Çmimi Nobel konsiderohet si çmimi më prestigjioz në fushat në të cilat prezantohet.

Çmimi Nobel në Mjekësi është dhënë 113 herë që nga viti i parë i çmimit në vitin 1901.

Ai është marrë për 225 shkencëtarë, por vetëm 12 gra.

Çmimi i vitit të kaluar i shkoi shkencëtarit suedez Svante Paabo për zbulimet në evolucionin njerëzor që zhbllokuan sekretet e ADN-së së Neandertalit që dha njohuri kryesore në sistemin imunitar të njeriut, duke përfshirë cenueshmërinë ndaj COVID-19 të rëndë.