Arritja më e madhe e shkencës në vitin 2020 ishte padyshim zhvillimi i shpejtë i vaksinave efikase kundër COVID-19, një arritje masive që duhet të festohet gjerësisht dhe të vlerësohet me çmime në vitet që vijnë, sipas CNN.
Megjithatë, mënjanë pandemisë së COVID-19, pati zbulime në shumë fusha të ndryshme, që frymëzuan çaste magjepsjeje dhe çudie në këtë vit të trazuar.
Ndërsa 2020 mbyllet, ja një përmbledhje e disa prej gjetjeve më interesante që mund të keni humbur.
Njerëzit e lashtë: Kafka, çamçakëza dhe një Picasso parahistorik
-Kafka më e vjetër e një Homo erectus u gjet në copa në vendin arkeologjik Drimolen, pak jashtë Johanesburgut, Afrika e Jugut. Ajo i përkiste një fëmije të vogël, vetëm rreth 2 ose 3 vjeç dhe datohej midis 1,95 dhe 2,04 milionë vjet më parë.
-Një copë çamçakëz i epokës së vonë të gurit ishte, gjithashtu, një histori të jashtëzakonshme dhe, sipas gjenetistëve, u përtyp për herë të fundit nga një vajzë, e cila jetoi 5 700 vjet më parë në atë që tani është Danimarka.
-Një copë e vogël litari e gjetur në një shpellë të Francës, rreth 41 000 deri 52 000-vjeçare, minoi më tej idenë se Neandertalët ishin nga pikëpamja konjitive inferiore ndaj Homo sapiens: ata zotëronin konceptet themelore të matematikës.
-Arti më i vjetër shkëmbor i krijuar nga njeriu, u gjet në Indonezi dhe përshkruan një skenë gjuetie dhe, sipas ekspertëve, ndryshoi pikëpamjen tonë për njohjen e hershme njerëzore.
Dinozaurë, kafshë të tërbuara dhe gjallesa të tjera antike
-Vakti i fundit i ngrënë nga një dinozaur pak para se të vdiste, i ruajtur në detaje në një fosil unik.
-E quajtur “kafsha e tërbuar”, zbulimi i Adalatherium, ishte gjitari më i çuditshëm i njohur ndonjëherë, i gjallë ose i zhdukur.
-Shkencëtarët zbulojnë prova të paraardhësit më të vjetër në pemën familjare, që përfshin njerëzit dhe shumicën e kafshëve, një krijesë e ngjashme me krimbat, në madhësinë e një kokrre orizi, që u zbulua në Australinë e Jugut dhe që ka jetuar 555 milionë vjet më parë.
Bota natyrore: Pluhur antik yjesh dhe një gumë koralore e stërlartë
-Pesëdhjetë vjet më parë, një meteorit ra në Tokë, në Australi, duke mbajtur me vete një mostër të rrallë nga hapësira ndëryjore, materialin më të vjetër të ngurtë të zbuluar ndonjëherë në Tokë, i formuar rreth 5 -7 miliardë vjet më parë.
-Ndërsa hartonin dyshemenë e detit në brigjet e Queenslandit të Veriut, një ekip nga Schmidt Ocean Institute zbulon një gumë të re vertikale koralesh 500 metra e lartë, më e gjatë se disa nga qiejgërvishtësit më të lartë në botë.
Histori: Zëra nga të vdekurit
-Në vitin 2020, shkencëtarët gjetën një mënyrë që ne të dëgjonim zërin e një prifti egjiptian, i cili vdiq mbi 3 000 vjet më parë.