“Një zbulim“ fare i papritur lidh gurin e altarit 6,6 ton të Stoneheng-it me pjesën më veriore të Britanisë së Madhe të transportuar ndoshta nga oqeani.
Një studim i detajuar i monolitit qendror të Stoneheng-it ka përmbysur të kuptuarit e origjinës së monumentit misterioz britanik duke sugjeruar se njëri nga gurët e tij qendrorë është transportuar nga Skocia veriore.
Zbulimet thonë se guri ranor i sheshtë prej 5 metrash katrorë dhe peshë 6 ton duhet të ketë udhëtuar një distancë më shumë se tri herë më të madhe krahasuar me sugjerimet e mëparshme.
Guri neolitik me moshë 5000 vjeçare është një thesar i trashëgimisë arkeologjike britanike që vizitohet nga më shumë se 1 milionë njerëz në vit. Ai është një vend për të festuar solsticin çdo vit dhe së fundmi ka qenë objekt i protestave ambientaliste mjaft të debatuara.
Supozimet për origjinën e Stonehenge
Por mbetet akoma e paqartësuar se si është ndërtuar struktura.
Deri vitin e kaluar, altari i gurtë ishte përshkruar si “gur blu” edhe pse është gjetur të jetë gur ranor, që ishte menduar ta kishte origjinën nga një depozitë afër Brecon Beacons in Uells.
Për një kohë të gjatë ishte menduar se gurët ishin transportuar nga depozitat e Mynydd Preseli në brigjet perëndimore të vendit për 225 kilometra për të ndërtuar Stonehenge. Qendra ka edhe pllaka të mëdha me gurë ranorë lokalë.
Një raport i vitit të fundit nga Universiteti i Aberystwyth zbuloi përbërjen e Gurit të Altarit që është tërësisht i ndryshëm nga gurët ranorë të Uellsit dhe autorët e studimit supozojnë se e ka origjinën nga Britania Veriore.
Me rekomandim të grupit të Aberystwyth fragmente të vogla gurit të altarit u dërguan në anën tjetër të botës, në Australinë Perëndimore, ku një student doktoranture nga Universiteti Curtin i vëzhgoi ata nën mikroskop.
‘ADN-ja e gurëve zbulon origjinën e Gurit të Altarit të Stoneheng-it
Guri i madh i Altarit që është në qendër të Stonehenge është i rrethuar në tokë poshtë dy blloqeve të gurëve ranorë, të cilët janë sjellë nga rajoni i Weltshire së bashku me gurët e tjerë vertikalë që formojnë rrethin e jashtëm të monumentit.
Por shkencëtarët e Aberystwyth të drejtuar nga gjeologu Richard Bevins identifikuan mundësinë e origjinave të ndryshme të altarit në vitin 2023.
Anthony Clarke dhe kolegët e tij bënë një analizë me izotope të uraniumit që shpërbëhet në fragmented e kristaleve të Altar Stone. Duke përdorur këto matje, Clarke dhe kolegu Chris Kirkland —një skocez që punon gjithashtu në Curtin —përdorën një bankë të dhënash gjeologjike të depozitave të gurëve në Britaninë e Madhe për të krahasuar Gurin e Altarit me gurët e Orcadian Basin, rreth 850 kilometra në veri të Stonehenge.
Duke matur raportet e izotopëve të uranit dhe plumbit brenda këtyre kristaleve të vogla ne kemi një orë në miniaturë” , tha Kirkland. “Kjo është si ADNA-ja e gurëve që na tregon se prej nga vijnë këto materiale dhe për moshën e tyre.”
Stonehenge: Një histori e tregtisë detare?
Lëvizja e gurit 6 tonësh në rrugë tokësore për më shumë se 100 kilometra 6000 vjet më parë është një sensacion. Shkencëtarët thonë se më e mundur është që të jetë transportuar përmes ujit.
“Fillimisht ne menduam se është lëvizur përmes akullit pasi për njerëzit është një distancë shumë e madhe. Por kur shikon rrymat e akullit në periudhat akullnajore ato më shumë janë larguar nga jugu i Britanisë”, tha Clarke. “Nëse shikon rrugën tokësore ajo ka shumë barriera, lumenj dhe pyje të dendura, që na bëjnë të mendojmë se rruga detare është më e mundshmja”.
Në mënyrë të ngjashme arkeologët kanë gjetur një degë të Nilit që është tharë por që në Egjiptin e lashtë mund të jetë përdorur për transportimin e gurëve që u është dashur për konstruksionet e tyre. Clark thotë se është një përzierje mes habisë dhe ndoshta skepticizmit. Zbulimet e reja janë botuar në revistën shkencore Nature./DW