Një zbulim i papritur, por vërtet i rëndësishëm, për arkeologët por edhe për botanistët dhe të gjithë ata që merren me dinamikat historike të planetit tonë.
Një trung gjigant, rreth 20 metra, i paprekur, me gjethet ende përreth, shpesh herë të shkrira si basoreliev me shkëmbinjtë ku janë mbështetur rreth 20 milionë vite më parë, gjatë një shpërthimi vullkanik.
I mbuluar nga hiri vullkanik, pema e një specie ende të paidentifikuar ka pushuar dhjetëra milionë vite poshtë “mburojës” së saj në ishullin grek Lesbo, dhe doli në dritë rastësisht pas disa punimesh rrugore.
Vendndodhja është e njohur nga arkeologët, që kanë gjetur bimë dhe trungje të ndryshme të ngurosura, por asnjëherë nuk ishte gjetur një gjetje me këto dimensione.
“Një gjetje unike, në gjendje fantastike, nga studimet e mëtejshme do të zbulojmë llojin e bimës por edhe dinamikat botanike të asaj epoke të largët”, deklaroi Profesor Nikos Zouros, drejtori i punimeve dhe i Muzeut të Historisë Natyrore në Ishull.