Sport Zbulimi nga Britania: Boris Johnson e dinte për Superligën dhe e aprovoi

Zbulimi nga Britania: Boris Johnson e dinte për Superligën dhe e aprovoi

Boris Johnson, kryeministri i Mbretwrisw sw Bashkuar, jo vetëm që ishte në dijeni të projektit të Superligës përpara se të zyrtarizohej si projekt, por gjithashtu i kishte dhënë “ok” pjesëmarrjes së gjashtë klubeve angleze në të (United, City, Tottenham, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool). Kjo u zbulua nga “The Guardian”, media sipas të cilës kryeministri britanik tani është nën presion të fortë nga qeveria për të sqaruar pozicionin e tij.

Kur doli lajmi për Superligën, pozicioni zyrtar i Johnson ishte kundërshtues i këtij turneu. Për më tepër, ai gjithmonë ka thënë se ishte i befasuar nga iniciativa. Por sipas asaj që zbulon “The Guardian”, megjithatë, Johnson kishte pasur në ditët para lindjes së Superligës një takim me nënkryetarin ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodard, i cili kuptoi se kryeministri ishte në favor të turneut.

Kjo është arsyeja pse tani kryeministrit britanik i kërkohet të sqarojë se çfarë ka ndodhur, nëse ishte me të vërtetë i vetëdijshëm për projektin dhe, mbi të gjitha, nëse e kishte mbështetur atë. Johnson mendohet se ndryshoi mendje dhe mori anë kundër vetëm nga revolta e tifozëve anglezë.