Gazeta britanike “The Times” raporton se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka mbijetuar të paktën 3 tentativave për vrasje gjatë ditëve të fundit.
Prestigjiozja britanike shkruan se mercenarë nga grupi paraushtarak Wanger dhe forcat speciale çeçene u dërguan për të eliminuar Zelenksy-n.
Dyshohet se Ukraina ishte informuar për këto plane nga elementë kundër luftës të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (Shërbimit Sekret Rus).
Mercenarët e Wagner në Kiev kanë pësuar humbje gjatë përpjekjeve të tyre dhe thuhet se janë alarmuar nga sa saktë ukrainasit i kishin parashikuar lëvizjet e tyre.
Një burim i afërt me grupin tha se ishte “e frikshme” se sa mirë dukej se ishte ekipi i sigurisë i Zelenskyt.