Aktualitet Zbulohen 500 fidanë kanabisi përgjatë bregut të Drinit

Zbulohen 500 fidanë kanabisi përgjatë bregut të Drinit

Policia në Vaun e Dejës ka zbuluar një ambient të hapur ku ishin në kubikë, 500 fidanë kanabis sativa.

Siç njoftohet, bimët narkotike ishin mbjellë në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, në pronë publike.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër njoftohet se është asgjësuar me anë të djegies. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.