Disa klandestinë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme janë zbuluar brenda një kamioni në Pogradeci.
Mësohet se 56 emigrantët ishin fshehur në një kamion tip “Mercedes-Benz” dhe do të transportoheshin drejt Tiranës. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, 49-vjeçari me iniciale Sokol Qerkezi banues në Kamzë.
Ai do të dërgonte refugjatët drejt kryeqytetit kundrejt një shpërblimi prej 200 Euro për person, të cilëve u kishte premtuar se do t’i ndihmonte për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Shoferi i arrestuar ka qenë i proceduar edhe më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.