Extra Zbulohen arsyet që çuan në ndarjen e Zoë Kravitz dhe Channing Tatum

Zbulohen arsyet që çuan në ndarjen e Zoë Kravitz dhe Channing Tatum

Zoë Kravitz dhe Channing Tatum thuhet se janë ndarë pas tre vitesh lidhje, pasi nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët prej kohësh.

Një burim i afërt për People tha se: “Ata nuk kanë të njëjtat synime dhe janë larguar gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri.” Për momentin nuk dihet saktësisht se cilat ishin mosmarrëveshjet që i çuan në këtë ndarje, pasi nuk janë dhënë më shumë detaje.

Kravitz, 35 vjeçe dhe Tatum, 44 vjeç, nisën të përfliteshin për një romancë në vitin 2021, kur u panë disa herë bashkë në rrugët e New York.

Lidhja e tyre u konfirmua pasi Kravitz e zgjodhi Tatum në kastin e filmit “Blink Twice,” ku ajo debutoi si regjisore.

Në tetor 2023, u konfirmua se ata ishin fejuar pas dy vitesh lidhje. Por vetëm pak muaj para propozimit, Tatum kishte treguar se nuk ishte i sigurt nëse do të martohej sërish ndonjëherë. Në një intervistë për Vanity Fair në janar të këtij viti, ai u shpreh: “Lidhjet janë të vështira për mua. Megjithatë, jam një monogam i përbetuar.”

Tatum ishte martuar më parë me aktoren Jenna Dewan, me të cilën ka një vajzë 11-vjeçare, Everly. Ata qëndruan të martuar nga viti 2009 deri në 2019, por procesi i divorcit u ndërlikua, me Tatum që akuzoi Dewan se po vononte qëllimisht procedurat e gjykatës. Në gusht, avokatët e Dewan thanë se “Channing po përdor çdo metodë për të vonuar gjykimin e këtij rasti. Ai po e pengon Jenna-n që të marrë një pjesë të drejtë dhe të barabartë të pasurisë së përbashkët, duke i sjellë dëm çdo ditë që kalon.”

Në shtator, çifti arriti ta finalizonte divorcin pas një beteje gjashtëvjeçare.