Policia ka zbuluar dy shtëpi hashashi në fshatin Qerekë të Krujës gjatë një aksioni të koduar “Pëllumbi”.
Brenda ambienteve u gjetën dhe sekuestruan 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.
Në pranga për këtë aktivitet të paligjshëm kanë rënë dy vëllezër, Sh.H. 39 vjeç dhe F. H. 32 vjeç.
Policia thotë se lidhja e paligjshme e energjisë është bërë nga 32-vjeçari F. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.