Ekspertët kanë zbuluar mbetjet e një dinozauri gjigant në Argjentinë. Hulumtuesit besojnë se ato mund t’i përkasin një prej krijesave më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në Tokë.
Paleontologët i zbuluan mbetjet e fosilizuara të titanosaurit 98 milionë vjeçar në Provincën Neuquen në Patagonian veriperëndimore të Argjentinës.
“Ishte një dinozaur i madh, por ne presim të gjejmë shumë më tepër skelete në udhëtimet e ardhshme në terren”, deklaroi paleontologu Alejandro Otero për CNN.
Fosilet e titanosaurëve janë gjetur në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës, por pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar në Petagonia.
Studiuesit thanë që nuk besojnë se krijesa i përket një specie të re, megjithatë, deri më tani nuk kanë qenë në gjendje ta përcaktojnë se cilës gjini të njohur të dinozaurëve, i përkasin fosilet.
Kërkimi u krye nga Muzeu Zapala i Argjentinës, Museo de La Plata, Museo Egidio Feruglio dhe universitetet e Río Negro dhe Zaragoza.