Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas mediave turke, Erdogan pritet të mbërrijë në kryeqytetin tonë në orën 11:00 të paradites ndërsa agjenda parashikon një pritje të tij dhe delegacionit turk nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit te dy liderëve, delegacionet do të drejtohen drejt xhamisë së re të Namasgjasë ku do të bëhet edhe hapja e saj.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite.
Pas Tiranës, Erdogan do të shkojë në Beograd ku do të zhvillojë disa takime. Vizita e tij në kryeqytetin serb ka synime ekonomike.