Në fund të Detit Baltik midis Suedisë dhe Estonisë është zbuluar anija e kohës së Kristofor Kolombit dhe Vasco da Gamas. Gjendja e anijes është pothuajse e pacenuar dhe për arkeologët kjo mbetet një mister detar 500-vjeçar.
Rreth 99 % e anijes është e paprekur – dhe aty janë gjendur dy armët e kthyera në pozicionet e tyre të qitjes. Gjithashtu një barkë e vogël është zbuluar në kuvertën e saj. Mbishkrimet e dekoruara të anijes janë ende të qarta dhe të gjithë këto elementë kanë bërë që arkeologët të mahniten. Ka të ngjarë që anija të jetë ndërtuar mes viteve 1490-1540
Zbulimi do të ndihmojë arkeologët dhe historianët detarë që të kuptojnë më mirë disa prej teknologjive të anijeve në dispozicion të Kolombit për udhëtimin e tij të madh të zbulimit 1492. Anija në fjalë konsiderohet si më e mira e ruajtura ndonjëherë e shekullit të XVI.